De Gea është shumë pranë nënshkrimit të njërës prej kontratave me vlerën më të madhe në historinë e futbollit. Edhe pse i kërkuar nga shumë klube të mëdha si Real Madrid, portieri është i vendosur për të qëndruar në Manchester. Sipas të përditshmes britanike “Mirror”, portieri do të përfitojë plot 97,5 milion euro, një shifër që shkon përtej logjikës për një portier.
Aktualisht De Gea është nën kontratë me United deri në vitin 2020. Nga kontrata e re, spanjolli do të përfitoj 370 mijë sterlina në javë, shifra të cilat vendosin një rekord të ri për pagën e një portieri.