Nuk e dimë se sa ka ndikuar titulli i marrë si babi më seksi në botë nga revista "People", megjithatë Ryan Reynolds ka arritur ta shndërrojë filmin e tij Deadpool në një sukses ndërkombëtar.
Kjo sepse realizimi kinematografik ka grumbulluar një shifër prej 12 milionë dollarësh që në ditët e para të shfaqjes në ekranin e madh. Rekord fitimesh ka grumbulluar jo vetëm në vende të medha si Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo Britania e Madhe por edhe në të tilla si Tajvani, duke i hapur rrugën kështu një suksesi të madh edhe në Azi. Në këtë film Ryan Reynolds ka shërbyer jo vetëm si aktor por edhe si një producent, punë të cilën mesa duket ka ditur ta bëjë më së miri. Për të gjithë fansat e filmit, ai tashmë ka filluar të shfaqet edhe në kinematë shqiptare!