Përfaqësues të shoqërisë civile kanë debatuar me Ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro sot në Butrint.
Kjo sa I takon mungesës së informacionit dhe transparencës nga ana e ministrisë që drejtohet nga Kumbaro.
Ministrja është përgjigjur më shumë me ironi, por edhe pyetjet kanë qenë të sikletshme. “Janë kontrata që afektojnë publikun”, i thotë aktivistja referuar betonizimit të Parkut të Butrintit falë firmës së ministres dhënë për sallameri Hakon.
“Doni informacion? Dërgoni e-mail”, është përgjigja e ministres në dëgjesën me aktivistët në një kohë që duhej të kishte shpjeguar një më një atë që po ndodh në Butrint dhe kërkojnë të dinë gjithë shqiptarët.