INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Debat për draftin e teatrit në komisione. Opozita, mos u bëni kukulla!

Debat për draftin e teatrit në komisione. Opozita, mos u bëni kukulla!

Publikuar më: 09:44 02-07-2018

Pas miratimit nga qeveria të projektligjit për Teatrin Kombëtar debati ka zbritur në komisionet paralamentare. Opozita e ka quajtur antikushtetues këtë projekligji madje ka bërë thirrje të majtëve që të mos e votojnë pasi në këtë mënyrë po kryejnë një vepër penale. Deputeti Enkelejd Alibeaj tha: “Hiqeni nga rendi i ditës, mos u sillni si masha të verbëra. Jeni kukulla në dorë të Edi Ramës. Po ju përdor Edi Rama për të vjedhur 200 milionë euro, edhe kjo gjë është fare e qartë. Është e qartë se po konsumohet një vepër penale me atë çfarë do të diskutoni. Mirë, po frikë burgun e keni apo jo, për këtë që po bëni?! Kaq minim inteligjence e keni për këtë që po ndodh?! Është dhe faturë e madhe morale.” Po Kreu i Komisionit të ligjeve, socialistit Ulsi Manja i tërhoqi disa herë vëmendje kur tha se duhet të tregojë etikë.

Më tej është nxehur dhe demokrati Balliu, që nuk i jepej fjala dhe i tha Manjës: “Rri urtë, se gjysma juaj aty nuk merr dot vizë. Mua do më tregosh ti? Vetë e ke ndërru emrin?”

Article Logic
Execution time: 0.0035979747772217