Prej disa ditësh kreu i demokratëve Lulzim Basha i ka bërë thirrje direkte rivalit të tij politik Edi Rama për përballje politike. E pasi kryesocialisti ka heshtur për këtë ftesë, Lulzim Basha ka ngacmuar më tej duke argumentuar përse Rama nuk përballet në debat sipas tij. Nga Gjirokastra kryeministri Rama përmes një batute duket se i ka dhënë përgjigje indirekte edhe ftesës së kryedemokratit.