Në shtëpinë e fundjavës ‘Një kat më lart’ ishte e ftuar DJ, e para femër në Shqipëri, Miss Ilda. Edhe pse kanë kaluar mbi 15 vite që ajo i ka hyrë tregut muzikor vijon të mbetet e vetmë në mesin e shumë DJ-ve meshkuj.
E pyetur nga moderatori Ermal Peçi rreth evolimit të DJ në vendin tonë, ajo tregoi se tashmë shumë prej tyre përdoren si mbështetës të koncertevë të këngëtarëvë të ndryshëm. A kanë ata teka? Probleme të vogla mes tyre dhe Dj-ve? Ilda na tregon më shumë:
‘Ndodhin, varen nga situatat. Ma ke vënë gabim këngën, pse s’më vure tjetrën; mbarojnë setin më shpejt dhe ja fusin vrapit. Ma sjellin pak në majë të hundës, unë punoj mbi tre orë, ata duan më pak se një orë’.
Cilët janë më problematikë? Këngëtarët apo këngëtaret? Nga Shqipëria apo Kosova? DJ Miss Ilda tregon të tjera detaje pas minutës së 11-të të videos së më poshtmë nga ‘Një kat më lart’. Zbulojini tani!