INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Debate në grupin e PD, ja çfarë u tha pa praninë e kamerave

Debate në grupin e PD, ja çfarë u tha pa praninë e kamerave

Publikuar më: 13:34 13-07-2016

Përgjigja publike ndaj propozimit hibrid të Viktoria Nuland ka sjellë mbledhjen me urgjencë të strukturave drejtuese të Partisë Demokratike. Kryesia dhe grupi kuvendor demokrat kanë zhvilluar mbledhje për më shumë se dy orë, ndërsa mësohet se ai është shoqëruar me debate të ashpra mes tyre.
In Tv arriti të sigurojë një pjesë të debatit në selinë blu.
Lulzim Basha:
“Kemi rikthyer propozimin për Gjykatën Kushtetuese por jo si vendimarrës...por si organ apeli...Çfarë kanë thënë mediat deri tani nuk është e vërtetë.... nuk kemi dhënë përgjigje zyrtare. Jemi në tratativa për zgjidhjen.
Nuk pranohet dot vetingu nga ndërkombëtarët, në rol vendimarrës”.
Sali Berisha:
“Ndërkombëtarët sipas Venezias janë vetëm vëzhgues... kurrë vendimarrës.
Astrit Patozi:
“Ne kemi kërkuar vetë si PD që të jenë të pranishëm në proçes ndërkombëtarët, si garanci...tani duket sikur kemi ndryshuar mendim.
Dhe këtë faturë politike nuk e caktojmë ne por ndërkombëtarët e qytetaret”
Majlinda Bregu:
“E kemi kërkuar ne rolin e operacionit ndërkombëtar të monitorimit. Ne nuk mund te marrin koston e moskoherencës tonë. Kush na garanton që gjithë puna që bëmë nga shtatori për përmirësimin e draftit që ka ndërruar 90 % me ndërhyrjet tona nuk ka rënë poshtë, sepse jemi identifikuar që nuk e duam reformën. Çfarë ndodh me këtë parti është çështja”?
Lulzim Basha:
E vërteta është me ne, siç ndodhi me dekriminalizimin, siç ndodhi me BKH. Në çdo hap është respektuar Venecia. Venecia ka theksuar se e vetmja garanci për një reformë në drejtësi është opozita. Monitoruesit monitorojnë dhe ofrojnë garanci”.
Majlinda Bregu:  
“E kemi me partnerët apo me Edi Ramën tani.  Ne këtë spirale ku kemi hyrë.  Na thuaj çfarë ndodh nëse nuk votohet. Dua lëvizjen politike që bëjmë jo detajet e kundërpërgjigjes. Duhet të diskutojmë lëvizjen politike jo detajet e kundërpropozimit”.
Sali Berisha:
“U tha që gjithmonë kemi shprehur 3 gjëra. Mos kapjen, sovranitetin dhe të drejtat e njeriut. Pra mundësia për tu ankuar. Por vazhdojmë të kemi kapje nëse shkelim sovranitetin me funksione ekzekutive të ndërkombëtarëve. Jemi investuar shumë deri tani tek rekomandimi 88 për mos kapjen. Venecia e ka detyruese sovranitetin”.
Lulzim Basha:
“I kemi çuar Lu-së propozimin parimor.
PD e koncepton propozimin hybrid si një hap larg marrëveshjes. Ndërkombëtarët nuk mund të kenë kompetenca kushtetuese. Askush nuk ka thënë që propozimi ynë  është i shkruar mbi gur. Formula që propozojmë ne sot është ajo që Rama propozoi me 8 korrik. Negociatat për reformën në drejtësi do të vazhdojnë, jemi shumë afër marrëveshjes. Ne duam që reforma në drejtësi të votohet sa më shpejt”.

Article Logic
Execution time: 0.0034708976745605