INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Debate në Kuvendin e Kosovës. Kurti teston Haradinaj me një pyetje të thjeshtë

Debate në Kuvendin e Kosovës. Kurti teston Haradinaj me një pyetje të thjeshtë

Publikuar më: 14:15 31-05-2018
Polemika të ashpra janë zhvilluar sot në Kuvendin e Kosovës, ndërmjet kryeministrit Ramush Haradinajt dhe kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurtit.  Përplasja e tyre ka ardhur gjatë  interpelancës për vendimin e Qeverisë për ndarjen e 1 milion eurove për energjinë  në veri.
Kurti gjatë fjalës së tij në Kuvend tha se Haradinaj nuk e ka shumicën në Kuvend, e madje se ai nuk ka as çerekun e deputetëve të partisë së tij.
Haradinaj ka replikuar menjëherë, duke i kërkuar Kurtit që t’i ruaj deputetët e tij.
 
 “Unë i kam këta deputetë sa janë që 20 vjet, kam qenë në burg, por asnjëri s’ka lëvizur. Mbajini deputetët tuaj’’, ka thënë Haradinaj.
 
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti nuk është ndalur, por gjithashtu ka ironizuar njohuritë e kryeministrit Ramush Haradinajt në fushën e ekonomisë. Ai i ka bërë një test duke e pyetur Haradinaj për mënyrat se si duhet të llogariten bruto produktet vendore.
 
“E nëse jeni ju për ekonominë u tregojini deputetëve sa metoda janë për tu llogaritur bruto produkti vendor dhe na e thoni njërën prej tyre shumë e thjeshte, një kryeministër duhet ta dijë sa metoda janë për llogaritjen e bruto produktit vendor dhe na e thoni njërën prej tyre. Test elementar”, ka thënë Kurti
 
Haradinaj nuk i është përgjigjur pyetjes së Kurtit, ai ka thënë se janë në të njëjtën klasë duke e mësuar ekonomin së bashku.
 
“Më duket në të njëjtën klasë jemi në ekonomi unë edhe ti se jemi ka i mësojmë në të njëjtën kohë shpenzimet, kapitalet dhe çka po ndodh dhe qysh i matim, qetash i kam mësuar edhe unë si ti. Po, publike dhe private investimet po i mësojmë të gjithë”, ka deklaruar Haradinaj
 
Article Logic
Execution time: 0.003652811050415