Situata në Kosovë përplas kreun e diplomacisë shqiptare Ditmir Bushati, me ish kolegun e tij, tashmë drejtues i LIBRAS Ben Blushi. Kreu i partisw më të re parlamentare kërkoi miratimin e një resolute nga parlamenti shqiptar, mbi situatën në Kosovë, ndërsa hodhi kritika të drejtpërdrejta ndaj kryeministrit Rama. Ish kryeministri Berisha tha se shkelmimi i interesave të Kosovës nisi me vizitën që Edi Rama zhvilloi në Beograd. Blushi ishte i drejtpërdrejtë kur tha se “nëse në veriun e Kosovës do të preken kufijt, Shqipëria duhet të kërkojë bashkimin me Kosovën. Sali Berisha shkoi më tej me propozimin e tij duke deklaruar se duhet të bashkohen të gjitha trojet shqiptare.