INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Debate, replika dhe fyerje në Parlament...

Debate, replika dhe fyerje në Parlament...

Publikuar më: 13:29 11-02-2016

Seanca parlamentare ka nisur diskutimet e para për ndryshin në ligjin “Për transformimin e ndërmarrjeve shtetërore në shoqëri tregtare” ka sjellë debate në kuvend, ku deputeti i djathtë Bedri Hoxha ka veçuar dhe komentuar një deklaratë të Kryeministrit Rama në lidhje me punësimin, ku dhe theksoi se nuk ka punë siç thotë Rama e se  shqiptarët për këtë arsye po e braktisin vendin, madje sipas tij vjedhjet janë shtuar në diskatere të veçanat dhe askush nuk i heton. Hoxha foli dhe çmimin  e energjisë duke thenë se Rama se mbajti premtimi, që do ta ulte përkundrazi e rriti dhe me ato para, që po mbledh nuk po riparon as rrjetin energjitik. Deputeti opozitar shtoi se rrjeti është dhe më keq tani se shumë fshatra herë pas herë mbeten pa drita për ditë me rradhë.
Bedri Hoxha foli dhe për hidrocentralin e Skavicës, ku e konsideroi aferë dhënien e saj me koncension.
Artan Gaci i PS, reagoi menjëhere dhe bëri dhe  një krahasim me një investim të nuk nisi 10 vite më parë në Kakomenë, ku opozita e atëherëshme e djathta sipas tij e përzuri investitorin, që do ngrinte një super resort e kjo uli fluksin e turistëve. Ju jeni të njëjtët si dje dhe sot vetëm se më të plakur tha Gaci, duke shtuar se opozita do dëmton investorët e mëdhënj që duan të vijnë për të investuar në vendin tonë, madje shigjetoi dhe kreu e të djathtëve Bashë. Ai e konsideroi krim këtë sjellje të të djathtëve.

Pas kësaj deklarate u grit në foltore deputetja e djathtë, Eleni Qirici, që theksoi se qeveria nuk mendon për arsimin, por për xhepat e vetë. Sipas saj Universiteti i Korçës rrezikon të mbyllet apo ti kufizohen ambjentet, pasi Këshilli Bashkiak i qytetit  kërkon ti jap godinën një personi, që pretendon se është pronar, ndërsa një katin  e parë është ngritur një qëndër rinore me Vendim Qeverie. “Ky universitet rrezikon dhe akreditimin, pasi mungesa e hapësirave është një prej arsyeve, që mund të mos akreditohesh.” – theksoi Qiritci. Ajo ndali në aspekte të tjera sociale si mungesa e vendeve të punësimit dhe në kushtet e këqia në spitalet e qytetit e Korçës.
Nuk priti gjatë zëvendës kryeminsitri, Niko Peleshi e para se të fliste ndau pozicionin e tij vendosi të mos flasë si i zgjedhur me votat e korçarëve, po si zëvendësi i Ramës. Ai tha se një godinë në pronësi të Ministrisë së Arsimit në Korçë ish shtëpia e oficerëve, do të vendoset në dispozicion të studentëve.

Ky fjalim ngriti ish kryeminitrin Berisha “në këmbë”, për të mbrojtur jetën universitare në Korçë duke vlerësuar punë e trupës petagogjike dhe se nuk po investohen paratë për godina por për tualete…Berisha kaloi dhe në çështje të tjera si kulla që është ngritur në qëndër të qytetit të Korçës si i vetmi investim në qytet. Ai i kujtoi dhe kohën kur Peleshi ishte kreu i Bashkisë së Korçës, që shumë premtime nuk i mbajti dhe betonizoi qytetin.

Sali Berisha ndali dhe në vizitën e Sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry në Shqipëri në datë 14 shkurt dhe dha vlerësime dhe falenderime për Kerry-n. Berisha e konsideroi të padrejtë dhe të qëllimtë daljen e Nexhmije Hoxhës në një inervistë madje lëshoi dhe një batutë drejtuar Ramës, si i lidhur shpirtërisht me familjen Hoxha.

Pjesë nga fjala e Berishës:


“Së pari dua të ngre cështjen e kampit të lirisë të muxhahedinëve. Këtu jemi një grup deputetësh të cilët kemi ndjekur me solidaritet kauzën e drejtë të këtyre qytetarëve që janë në vështirësi serioze. Qeveria e mëparshme hapi shtegun e marrjes së këtyre qytetarëve në Shqipëri dhe mori kontingjentin e parë. Qeveria aktuale mori disa herë më shumë dhe ne e përshëndesim. Kërkojmë që Kerry-t t’i premtohet të merren të gjithë muxhahedinët sepse para 8 muajve janë bombarduar. Kërkoj t’i premtohen Sekretarin dhe të merren edhe ata 2 mijë e ca që kanë ngel aty në kushte mjaft të vështira.
Së dyti dua të dënoj me ashpërsinë aktin tuaj të papërgjegjësjëm që urdhëroni antenat tuaja në media për të nxjerrë korbën e zezë të shqiptarëve Nexhmije Hoxhën në një emision televiziv prej 3 orësh. Nexhmije Hoxha është dora e zezë, një kriminele pothuajse e të njëjtit kalibër me të shoqin pas debilosjes së të shoqit që cdo gjë që thoshte i shoqi e redaktonte Nexhmija sic deshte. Enveri ishte Nexhmija, të gjitha ato spastrime janë vepër mizore e Nexhmije Hoxhës, të cilën zotëria e nxjerr nga sënduku për t’u treguar shqiptarëve se ja ku jemi ne. Kjo nuk mund të ndodhte në prag të vizitës së Sekretarit të Shtetit. Më vjen mirë që ke bërë një gafë shumë të rëndë. Ti harxhoje orë të tëra me një karafil në dorë në muret e Muzeut”

Po nuk nguroi Kryeminsitri Rama për tu përgjigjur. Ai u shpreh i befasuar që Berisha nuk foli për Byronë e Hetimit po shkoi në të kaluarën. Rama e quajti Berishën gënjeshtar për gjithçka tha në lidhje me sekretarin e shtetit Amerikan. “Vetë ti mund të mbash në të njëtin fjalim dy emra Nexhmije Hoxhën dhe John Kerry”- i tha Rama, Berishës. Pse i bën këto gënjeshtra pyeti Rama, Berishën dhe i dha e vetë përgjigje. Rama e quajti sot opozitën si kopësht pa drekë.

Pak pjesë nga fjala e Ramës:


“Vizita e Sekretari të shtetit ishte planifikuar të bëhej në fund të vitit të shkuar dhe stacioni i Shqipërisë që ishte përfundimtari, u anulua për skak të punës së Sekretarit të Shtetit dhe faktikisht impenjimi ishte i marrë dhe i qartë që vizita do kryhej në kohë më të përshtatshme në fillim të këtij viti. Po të sqaroj që Sekretari i Shtetit nuk vjen për të kërkuar atë që the ti. Por vjen këtu sepse është një vizitë e planifikuar për të vizituar Shqipërinë edhe në kuadrin e kontakteve me rajonin dhe në kuadrin e marrëdhënies së ngushtë me Shqipërinë. Dhe e fundit, të lutem mos e përsërit më këtë gënjeshtrën e votës. Mos gënje për cështje globale se nuk mund të të ndalojmë të gënjesh se gënjeshtrën e ke profesion. Gënje për këto punët e brendshme, por jo për marrëdhëniet ndërkombëtare”,

Replikoi menjëherë Berisha dhe vendosi ti japë përgjigjet me rradhë duke i thënë Ramës se gënjeshtar është vetë ai.

Pas kësaj dalje, Rama u ngrit sërisht, ku këmbënguli se përse nuk reagon fare për Byronë me agumentin se deklarata e opozitës  kanë qënë të gënjeshtra ndaj sot nuk guxon të flasë. E pas këtyre deklaratave reagojnë nga salla Flamur Noka dhe Jozefina Topalli të cilëve Rama iu tha se adminstratori i kopshtit të opozitës e këtu e kishte fjalën për Bashën dhe Berisha kanë gënjyer për Bryronë e hetimit, pasi drafti është po ai, që të djathtët janë dakortësuar më parë.

Pjesë nga fjala e Ramës:

“Dy herë iu shmange këtu debatit të Byrosë Kombëtare të Hetimit bashkë me administratorin e kopshtit pa dreke. Pse keni gënjyer publikun shqiptar në mënyrë të përsëritur dhe keni mohuar një fakt shumë të thjeshtë: Që drafti i Byrosë Kombëtare të Hetimit, i sjellë në parlament, është drafti me të cilin jeni dakortësuar ju 100%. Dhe ju të tjerët që në “kopshtin pa drekë” s’ju japin as drekë, ka mundësi të mos flisni fare?! Jozefinë, kujdes, ruaj etikën, se ti më mirë se të tjerët e di në dorë të kujt ka rënë PD-ja. Se dihet botërisht se në dorë të kujt ka rënë PD-ja. Ti e di ç’po heq e ti e di si po mbahesh! Mos më thuaj mua etikë, se po them një gjë që ti e thua përditë. Mos më bëj me shenjë tani që të ndaloj, mos më detyro të them këtu se më flet ti! Këtu është çështja që për Byronë Kombëtare të Hetimit është bërë një propagandë e shfrenuar gënjeshtrash. Pasi ne kemi sjellë draftin 100% të dakortësuar me ju, ju keni dalë dhe keni  thënë një gënjeshtër më të madhe: Se ky është drafti që më nxori mua cullak! Unë për të dalë cullak, nuk kam nevojë të bëj drafte me ju! Por kjo është një gënjeshtër shumë e madhe që vë në pozitë të vështirë, jo ju, as ne, por partnerët tanë dhe krijon konfuzion total tek publiku. Ndaj, nuk ju kushton asgjë të dilni këtu dhe të thoni se ne kemi ndryshuar mendim dhe mendojmë tani si Kryeministri dhe kjo ështe pjesë e reformës në drejtësi. Ju na thoshit “pse e mbani, silleni” dhe tani që e sjellim, ju thoni nuk është ky! Sepse, nuk është se neve na lindi në zemër të binim dakord me ju – se e kalojmë me shumicë votash – por për shkak të marrëveshjes së bërë me partnerët amerikanë u ra dakord të përfshiheshin dhe ekspertët e PD-së.”

Këmbëngulja e Ramës, që Berisha të flasë për Byronë e Hetimit e ngriti Berishën dhe atë që tha kryeminsitri e quajti pretendim e se nuk ka folur për shkak se ka rënë në dakortësi, që të mos flisnin në seancë e këtë ka respektuar.
“E shkele vetë rregulli tani, po të përgjigjem.”- i tha Berisha.

Ja përgjigjia e Berishës:


Ne s’mund të ishim shtojca juaj, se vëtë nuk na lejuat të punonim në konsensus. Ndaj jemi të cliruar nga cdo obligim. E pas kësaj ne vijuam punën, e futët papagajtë tuaj për të na kompleksuar për të thënë se ne nuk donim reformën, por nuk na kompleksuar dot. Po vazhduam përpjekjet. Drafti i parë u bë nga ekspertë të blerë, një prej tyre kunati i Ministres Kodheli, s’duhet të punonte se kishte kunatën ministre e ishte në konflikt interesi. Eksperti i dytë Dvorani gjykatësi famoz, që la punën dhe erdhi në Ps për të marrë para. E vunë në krye dhe famozin  e tyre, Xhafa me porosinë e tij, Sokol Berberin kunatin e tij. Vure dhe një jurist Sokol Sadushin dhe Aurela Anastasi është një zonjë po që nuk bënte dot asgjë se ishin maxhorancë miqtë e kunetërit. Ne ngritëm grupin  tonë e kur ju e cuat në Venecia ata ua kthyen se e donit Byronë në varësi të kryeminitrit. Menduam se me kthimin e Venecias  do punonim bashkarisht. E ne thamë po, në vend të gadishmërisë tonë gjetëm kurthin e njëjtë me atë që u bë herën e parë.  E njëta taktikë. Ne u treguam të drueshëm dhe tani ju keni dy drafte të shohim kë do zgjedhin ndërkombëtarët. Je aksident si kryeminisitër!”

Rama u kundërpërgjigj: Ju prapë s’dhatë përgjigje. Jeni parti pa kokë, PD ka dy koka një këtu dhe një në shtëpi…E po të mos gënjeje s’bëjë xhirro nga kunata tek Nexhmija! Ti vjen e tregon përralla. S’po flas për atë në kopësht (Bashën)…Babagjysh gënjeshtar! Gënjen dhe qesh e ka profesion!

Berisha foli më pas për mosshkëputjen dot të Ramës dhe Haritos nga hija e komunizmit dhe duke marrë shkak nga kjo, që tha, por dhe nga batutat e mëparëshme dhe të shpeshat të Ramës mbi origjinën  e tij, ai moori shkas të sqaroi dhe mbi “rrënjët” e tij.
Sipas Berishës, të gjithë të parët  e tij kanë qënë fshatarë, por dhe luftëtarë. Madje tha se të parë e tij nuk ruanin derra dhe lopë e as nuk pëllisnin. Ky prezantim u shoqërua me të qeshura në sallë.

Ndërsa në kuvend është diskutuar dhe për largimet nga puna, dhe ish-Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka ngritur zërin në Kuvend për shkarkimet masive nga qendrat spitalore të rrethe.

Pjesë nga fjala e Topallit:

“Mbrëmë isha në një darkë me njerëz të mi. A dini një gjë? Që nga 70 vetë burra e gra aty, asnjeri nuk ishte në punë! Asnjeri! Mbi 30 prej tyre i kishin hequr nga puna.Po a ka ndërgjegje këtu? A keni dëgjuar se djemtë e rinj po ikin dhe po vriten?!A keni dëgjuar se djemtë thonë se po ikin jashtë për punë dhe kur kthehen, kthehen të vrarë?!A pyesni ju ndonjëherë se çfarë punë bëjnë ata dhe çfarë po i bëni ju këtij vendi?! Si po i hiqni 80 vetë menjëhërë nga spitali i Shkodrës?! Po aq dhe në spitalin e Elbasanit. Si po i hiqni 30 vetë dhe nga repartet ushtarake, që nuk kanë lëvizuar ndonjëherë?! Unë uroj që ju të ikni sa më parë. Se ju keni frikë të bëni dhe zgjedhje brenda partie dhe ky është një alarm për PS-në dhe vendin tonë,”
Në senacë ka folur dhe dëputeti i majtë, Ben Blushi i cili ka ndalur në temën që lidhet me reformën në drejtësi. Ai doli kundër të gjithëve kur tha se duke shtyre reformën në drejtësi, duke shtyrë hetimin, po bindim shqiptarët se këtu ekziston një pakt, që të mos ketë hetim dhe ndëshkim për shqiptarët.

Ja pjesë nga fjala e Bushit:

“Shqiptarët kanë nevojë të marrin vesh se çfarë përfaqëson Byroja Kombëtare e Hetimit. Ky Parlament ka një tipar nga i cili nuk shpëton dot, e ka të bëhet i shpejtë kur s’duhet dhe i ngathët kur duhet. Parlamenti jonë ka këtë tipar, nevojën për të shtyrë emergjencat. Edhe pse Dekriminalizmi është futur në fuqi, asgjë s’ka ndodhur akoma dhe asnjë mandat nuk është ndërprerë. Edhe kush është perceptimi? Që në bëjmë ligje dhe nuk i zbatojmë ligjet. Bëjmë dhe gjejmë konsensus se si mos ndëshkohemi reciprokisht. Kjo që ndodh me dekriminalizimin mesa duket do ndodhë edhe me reformën në drejtësi. Reformë në drejtësi do ketë, por drejtësi nuk do të ketë. Ne vendosim se kush do na hetojë, nga kush hetohemi. Ne po bëjmë një pakt për të mos u ndëshkuar. Ky nuk duhet të jetë një pakt mes të korruptuarve të dy palëve tona. Shtyrja e miratimit të Byrosë nuk ëshë vetën kaq, sepse shtyrja e kësaj reforma të reformave i dobëson deri në nul gjithë pretendimet e Qeverisë se ka reforma në Shqipëri. Qeveria betohet se ka ndaluar duhanin, por nuk ndalon dot që krimi të hyjë në Parlament. Qeveria pretendon se ka ndërprerë korrupsionin masiv, por nuk ndalon dot se defiçiti në buxhet të jetë 200-300 milionë Euro. Qeveria pretendon se ka ndaluar kalimin me semafor të kuq, por nuk ndalon dot një deputet me kontrabandist në makinë. E dini pse ndodh kjo? Se s’ka drejtësi. Qeveria pretendon se ka hapur vende pune. Doli Kryeministri i bërtiste shqiptarëve se pse nuk punojnë se ka aq shumë vende pune. A mund të ndodhi kjo që Kryeministri t’i bërtasi popullit të vet?”
Me këto pyeje drejtuar qeverisë së vetë ka mbyllur fjalimin Blushi e këtu duket qartazi që ai po “përdor” parlamentin edhe për fushatën, që ka nisur për kreun e PS.

 

Article Logic
Execution time: 0.0057229995727539