INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Debate të ashpra mes Ramës dhe Bashës në Kuvend [VIDEO]

Debate të ashpra mes Ramës dhe Bashës në Kuvend [VIDEO]

Publikuar më: 22:17 28-09-2017

Kryeministri Edi Rama ka replikuar mbrëmjen e sotme, në seancën e Kuvendit, për ligjin e Vettingut me përfaqësuesit e opozitës. Rama tha se opozita po abuzon me qëndrimet për Vettingun. Ai tha se Partia Socialiste nuk ka asnjë qëllim për të kufizuar burimet e institucioneve të reja.
 “Unë do t’ju them vetëm kaq dhe kjo është thirrja e fundit që ju të ftilloheni. Ju nuk do të ftilloheni por kjo nuk ka pikë rëndësie sepse ju nuk jeni ftilluar asnjëherë kur unë ju kam bërë thirrje dhe pastaj është dashur elektroshoku i komunitetit ndërkombëtar që të ftillloheni pastaj thoni o po ça të bëjmë ne se na thanë o futuni, o ju nxorrëm nga penxherja.

Më mire të dëgjojmë njëri-tjetrin më mirë… Mirë mo si ka mundësi ju të gjithë këtu që vuajtët për vetingun që zoti e di se ç’hoqët derisa ta bëni realitet, jeni mbledhur ta mbroni vetingun nga ne ndërkohë që as operacioni ndërkombëtar i monitorimit as ata që ju bënë juve të fusni 2 këmbë dhe një dorë në këpucë dhe të vini këtu e të ngrini dorën tjetër me karton jeshil…

E kapët ju dhe ata nuk e kanë kuptuar. Domethënë prap ka gisht krimi këtu midis socialistëve dhe operacioneve ndërkombëtarëë të monitorimit. Përgjigjuni kësaj pyetje për veten tuaj. Ju lutem reflektoni dhe mos hajdeni të filloni zhurmën e madhe për komplotin kundër vetingut…”, tha ndër të tjera Rama.

Gjatë fjalët së tij në Kuvend, kryeministri Edi Rama u shpreh se do të ketë ristrukturim të të gjitha institucioneve duke paralajmeruar edhe shkurtime në administratën publike. Rama shtoi se do të ndërtohen të gjitha mekanizmat në shërbim të qytetarëve, ndërsa administratën e cilësoi të tejfryrë me drejtorë e sekretare. Duke u ndalur tek strukturat e Vettingut dhe shkurtimit të organikës, kreu i qeverisë u shpreh se strukturat e fryra rrisin shpenzimet dhe se është bërë reduktim i rojeve dhe asistentëve vetjak.

Më pas fjalën e mori kreu i opozitës Basha, i cili duke i përmendur raportin e OSBE-së, e quan shtet kriminal qeverisjen e Ramës.

“Shteti juaj nuk është një shtet i fortë, është një shtet kriminal, dhe jo vetëm për lidhjet me krimin, që ta përplasi në fytyrë edhe OSBE/OHDIR-i, dhe s’ke nga të shkosh, shprehet Basha.

Në të njëjtën kohë kreu i PD-së akuzon Ramën se nuk do të bëjë asgjë më shumë se heqja e punonjësve të emëruar nga partia aleate e qeverisjes së parë në këtë mandat.

“Ti pra po na jep këtu leksione për reformë. Administratën e gjete të reformuar. E ke bërë lëmsh. Tani ke vetëm një qëllim, tepsinë për vete, tafmaja për të pasur tepsinë për vetë.  Çfarë do të bësh ti, do të heqësh nga puna ata që futi partia që ti kishe në qeveri  deri dje.  Këtë do të bësh ti, këtë e di i madh edhe i vogël. Pse duhet të flasësh 37 minuta me sofizma dhe arsye që as vetë nuk i beson.

Thuaj që unë do të heq njerëzit e LSI-së. Se këtë ke bërë. Mua më dhimbsen paratë e shqiptarëve. Ata maxhordomët e tu unë i hoqa nga puna. Sigurisht nuk më erdhi mirë, se ishin familjarë por ato para shkuan për shërbime. Dhe kjo është ajo që na ndan. Taksa të ultë dhe para për investimet për qytetarët bënë të mundur ndërtimin e rrugës që flet  sikur ecën mbi gomar, e në fakt ecën mbi  një autostradë.  Si dhjetëra të tjera që u ndërtuan nga këto politika.

Shteti juaj nuk është një shtet i fortë, është një shtet kriminal, dhe jo vetëm për lidhjet me krimin, që ta përplasi në fytyrë edhe OSBE/OHDI-ri, dhe s’ke nga të shkosh. Është raporti më i zi që nga viti 2001, thotë Basha.

Article Logic
Execution time: 0.0036079883575439