INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Debate të nxehta në Komisionin e Shëndetësisë për strukturat, që do ti shtohen MSH[VIDEO]

Publikuar më: 15:50 27-09-2017

Pothuajse përgjatë dy orësh tonet në Komisionin e Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë, kanë qënë të larta. Në të është thirrur Ministrja Ogerta Manastirliu. Shkak është bërë pjesa e shtuar e disa drejtorive të Ministrisë të Mirëqënies, Ministrisë së Shëndetësisë, që në fakt janë komentuar si një gabim nga ana e opozitarëve në komision.
Deputeti i PD, Tritan Shehu i tha se i kanë rënë dy dinosaur të vdekur. Ndërsa Vasili i LSI shtoi se po ndërtohet sistemi më i çuditshëm në botë, e kjo e shqetëson. Po ministrja u përgjigj: Ju siguroj se nuk do cënohen shërbimet ndaj qytetarëve.
Një tjetër çështje e mprehtë ku vijoi debati ishte dhe ajo për Personat me Aftësi të Kufizuar, që sipas ministres do të vlerësohen nga mjeku i familjes. Ish Ministri Vasili pohoi se kjo pikë është e paqartë, pasi dhe ligjet nuk e përcaktojnë kështu.
“Vlerësimi i PAK s'është kompetencë e mjekut të familjes,” tha Kreu i komisionit Vasili.
Ndërkaq Manastirliu u përgjigj: Thashë që do ndërtojmë një model të ri.
Në komision u diskutua dhe për dhunën në familje, për të cilën Ministrja Manastirliu tha se do të rishihet ligji dhe masat e dënimit. Por dhe ndihma ekonomike sipas saj do të pësojë ndryshime, pasi vlerësimet për më të varfërit do jenë më rigoroze dhe ajo është menduar që të jepet e plotë për të gjithë.

Article Logic
Execution time: 0.0034999847412109