Damiano Agalliu vihet shpesh në fokus të portaleve nisur nga disa konflikte online me personazhe të tjerë nga Big Brother.
Së fundmi ai u bë pjesë e një debati me Xhensila Pere, nisur nga projektet e tij muzikore. I ftuar në “Një kat më lart” me Ermal Peçi ai u përball në studio me imazhet e disa prej konkurenteve femra në Big Brother. Mes tyre për të komentuar ishte edhe Xhensila Pere.
“Kalo tek tjera, pass. Këta persona nuk kanë çfarë bëjnë, duan vetëm skandale”- tha Damiano.
Ermali i tregon se kur kishte të ftuar Xhensilën ajo tha se ai është një specie dhe se nuk guxon të përballen live. A ka ai frikë nga ajo? Me ironi ai thotë: “po,po, kam shumë frikë”.
Por kaq paqësor është Damiano, të gjithë grinden më te dhe ai nuk ka asnjë faj?
“Unë nuk shkoj në asnjë televizion të flas për të tjerët. Nuk bëj si ata. Unë nuk e bëj” – tha Damiano teksa gjatë lojëravë të programit komentoi edhe Olsin, Fiorentinen dhe Armelën. Dëgjoni përgjigjet e tij në videon e mëposhtme (pas minutes 13).