INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Debatet për zgjedhjet lokale, Meta rithekson dhe një herë: Kushtetuta do të mbrohet deri në fund me qetësi dhe...

Debatet për zgjedhjet lokale, Meta rithekson dhe një herë: Kushtetuta do të mbrohet deri në fund me qetësi dhe...

Publikuar më: 12:33 10-06-2019

Presidenti Ilir Meta ka përsëritur dhe një herë se Kushtetuta do të mbrohet deri në fund me qetësi dhe shqiptari.

Këtë garanci ju a ka dhënë edhe një grupi studentësh dhe profesorësh nga Prishtina, të cilët i priti në Presidencë në 141-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe në prag të kremtimit të 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës

''Pata kënaqësinë e veçantë të zhvilloja një takim të ngrohtë e vëllazëror me një grup studentësh e profesorësh nga të gjitha trevat shqiptare, të Kolegjit Universitar AAB në Prishtinë. I lumtur të ndanim qëndrimin se rinia duhet të jetë promotore e proceseve demokratike dhe integruese në të dy vendet tona dhe se është shumë e rëndësishme që Shqipëria e Kosova të forcojnë bashkëpunimin në të gjitha fushat. Të bëjmë të gjitha përpjekjet për të rritur shpresat dhe për t’i hapur perspektivat rinisë, për të ndërtuar të ardhmen në vendet tona. Lidhur me shqetësimin e tyre për zhvillimet në Shqipëri i garantova se Kushtetuta do të mbrohet deri në fund me qetësi dhe shqiptari'', u shpreh Presidenti.

Partia Socialiste ka nisur mbledhjen e firmave për ti propozuar Kuvendit të Shqipërisë shkarkimin e Ilir Metës si President.  

Mbledhja e firmave nga deputetët socialistë është bërë në Komisionin e Ligjeve. 

Nisja e procedurave erdhi menjëherë pasi Kreu i Shtetit firmoi anulimin e datës së zgjedhjeve vendore 30 qershor.

Article Logic
Execution time: 0.0031239986419678