INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Debati i ashpër pa mikrofon mes dy të majtëve, Blushit dhe Ballës [VIDEO Eskluzive]

Publikuar më: 14:00 19-05-2016

Kur Taulant Balla me mikrofona të mbyllur në seancën parlamentare i tha Ben Blushit, që të çojë Elvis Roshin në prokurori meqë pretendon se e ka kërcënuar dhe se ai së bashku me Bashën e Berishën janë bërë një, ai i dha këtë përgjigje…
Blushi: S’kam ndërmend të shkoj, që qytetarët të shpenzojnë taksa për të hetuar Roshin.
Dialogu u acarua dhe me shumë, pas këtij reagimi, ku më tej u përfshinë dhe deputetë të tjerë.

Ja dialogu mes Ballës e Blushit:

Balla: Shko në Prokurori.
Blushi: Nuk shkoj në Prokurori. Jeni qesharakë. Kë të marr seriozisht, ty apo Elvis Roshin, se në prokurori çohet kur merret seriozisht. Ky është një palaço. Të shkoj unë në prokurori për këtë. Të paguajnë njerëzit taksa për të hetuar Elvis Roshi, se më ka çuar mua mesazh. Ore jeni mirë apo nuk jeni. Këta duhen tallur, duhen përçmuar, siç përçmohet ky. I përçmushëm. Ska by.. të mbrohet.

Balla: Edhe ti je shoku i Elvis Roshit dhe ke qenë.
Blushi: Unë s’kam qenë asnjëherë as shoku yt e as i Elvis Roshit.

Balla: Jeni bërë tre, Basha, Berisha dhe ti. Ik ore se je bërë për turp. Ke ardhur këtu me testerën e PS, bëj detyrën, në mos shko dhe votohu tani e të mësohesh sa vota merr.
Blushi: Jeni bërë parti halabakësh, për turp jeni ju…

Balla: Pse qenkemi partia halabakesh, pse s’u bere ti ministër? Se po të ishe bërë ministër, e shifshe ti sa e mirë do ishte kjo partia jote.

Në këtë moment ndërhyn dhe Mediu i republikanëve.

Fatmir Mediu : Pandi të kanë dalë ushtarët nga dora Pandi.
Pandeli Majko: Mos u shqetëso.

Article Logic
Execution time: 0.0034661293029785