INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Debati i fortë pro dhe kundër LGBT: Penetrimi i dy meshkujve i neveritshëm? Edhe ngrënia e çamçakëzit!

Debati i fortë pro dhe kundër LGBT: Penetrimi i dy meshkujve i neveritshëm? Edhe ngrënia e çamçakëzit!

Publikuar më: 12:08 13-02-2017

Opinionistja nga zyra e Kristi Pinderit i përgjigjet shkrimit të fortë kundër homoseksualitetit.

Që nga propozimi për të liberalizuar martesat gay në Shqipëri, debati publik mbi këtë temë nuk ka munguar. Madje ka mbërritur deri në foltoren e parlamentit ku deputetë të ndryshëm, ndër më aktivet mund të cilësojmë Mesila Dodën, e kanë kthyer në çështje për diskutim. Kjo çështje duket se shtë e destinuar të ngjallë debat në mënyrë të vazhdueshme, debat i cili vështirë se do të reshtë për një temë kaq delikate. Rasti i fundit është një artikull nën titullin “A është progresiv diversiteti seksual?” nga Marsel Cara, kërkues shkencor në psikologji zhvillimi dhe edukimi. Artikulli është i fortë, i drejtpërdrejtë dhe që në fjalinë e parë bën të qartë mendimin dhe besimin e thellë të autorit i cili, për ta përmbledhur, shprehet kundër homoseksualizmit.

Fillon kështu: “Penetrimi dhe ejakulimi i një mashkulli në anusin apo gojën e një mashkulli tjetër nuk është as progres as trend i modernitetit. Ata shqiptarë që si unë e konsiderojnë këtë gjest si të neveritshëm dhe jonormal nuk janë as regresivë as “jo-modernë”, pavarësisht faktit që disa ambasadorë të huaj pa asnjë autoritet moral apo legjitimitet demokratik dëshirojnë t’u imponojnë shumicës së shqiptarëve shijet e tyre seksuale apo bindjet e tyre ideologjike.”

Këtë arsyetim e mbështet me interpretime historike dhe aktuale të realitetit shoqëror dhe politik. Nuk ka munguar një kundërpërgjigje nga zyra e Kristi Pinderit nëpërmjet një artikulli nga Sofia Limani, artikull i vetë-deklaruar si replikë ndaj shkrimit të Carës. Me titullin “A është progres ngrënia e çamçakëzit?”, artikulli është qartësisht një pasqyrim i kundërt i të parit, me fjalë të tjera një ironizim që është identik jo vetëm në strukturë, por duket se e ndjek fjali pas fjalie. Për të certifikuar diçka të tillë mjafton jo vetëm krahasimi i dy titujve, por edhe dy paragrafëve të parë.

Artikulli i dytë fillon kështu: “Përtypja e çamçakëzit nuk është as progres, as trend i modernitetit. Ata shqiptarë si unë, që e konsiderojnë këtë akt si të neveritshëm dhe jonormal, s’janë as regresivë, as “jo-modernë”, pavarësisht faktit që media dhe makineria kapitaliste e perëndimit pa asnjë autoritet moral përpiqen të na thonë të kundërtën duke na imponuar shijet apo bindjet e tyre ideologjike.”

Artikujt e plotë mund t’i lexoni këtu:

http://www.postbllok.com/a-eshte-progresiv-diversiteti-seksual/

http://historia-ime.com/2017/02/10/a-eshte-progres-ngrenia-e-camcakezit/

Article Logic
Execution time: 0.0038661956787109