INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Debati i nxehtë mes deputetes Mesila Doda dhe përfaqësuesve të LGBT

Debati i nxehtë mes deputetes Mesila Doda dhe përfaqësuesve të LGBT

Publikuar më: 12:02 08-07-2016

Deputetja, Mesila Doda prej kohësh ka dalë kundër martesave mes personave brenda të njëjtës gjini, por një ditë më parë në parlament ajo ka thënë se vota e saj por dhe e deputetëve të tjerë të PDIU do të jetë kundër edhe për për draftin e reformës në drejtësi. Sipas saj shkak është bërë  se në drafti i hap rrugë ndryshimeve kushtetuese martesave të të njëjtit seks.
“Nëse nuk e hiqni atë nen që hap udhën e martesës homoseksuale, ne vetë nuk do e votojmë dhe ashtu si ambasadori amerikan i bën thirrje ndërgjegjes së secilit. Unë i bëj thirrje ndërgjegjes dhe formimit njerzor të çdo deputeti që të mos votojë asnjë ndryshimi që çon në ndryshimin e modelit tonë social.”-tha Doda.

Madje Mesila Doda vuri në pozitë dhe deputetë të tjerë duke iu drejtuar dhe me emra specifikë.

Ja ç’u tha:

 “Ju, Ledi Shamku që shkoni në meshë të djelën do e votonit këtë qorrsokak, ku duan të fusin familjen shqiptare këta? Ju, Fidel Ylli që shkon në teqenë e Baba Tomorrit do e votoni këtë ndryshim? Ju, Esmeralda Shkjau, që shkon në xhami të xhuma dhe që mbani Ramazan do votoni që të martohen dy burra? Ju, Monika Kryemadhi që ke ndarë me mua Krishtlindje e Pashkë do të votoni të martohen dy gra? Ju, Mimi Kodheli do qëndroni në këtë qeveri dhe parti që kërkon të ç’bëjë familjen? E di që nuk ke votë, por ke zë zonjë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj që i vuri kurorë pastori e që i përket ungjillorëve do u vërë të njëjtën kurorë homoseksualëve?”
Doda nuk e la me kaq po iu drejtua dhe kryeministrit, Rama: “Po i drejtohem personalisht tani Edi Ramës. Besimi nuk është sport, as hajmali dhe as lajm i rubrikës rozë. Di që kujton shpesh pagëzimin tënd të fshehtë dhe që dërgove djalin të bekohej nga Papa, sot ke përpara një zgjedhje, por që nuk e kalon dot kësaj here si shaktar.”

Po përfaqësues të të drejtave të komuniteit LGBT, Xheni Karaj, Kristi Pinderi të prekur nga kjo deklaratë kanë reaguar duke thënë me ironi se e kanë ndjekur me vëmendje dhe kënaqësi të veçantë fjalimin e deputetes katolike që mbron të drejtat e çamëve, të katolikëve dhe të burrave e grave me namuz.
Komuniteti LGBT theskon se ata prisnin të dëgjonim nga grupi parlamentar i PDIU, se ç’mendoni për korrupsionin në drejtësi, për mënyrën si drejtësia mund të çlirohet nga kapja që i ka bërë politika apo si mund të krijojmë një sistem tek i cili të gjithë qytetarët, katolikë a çamë, të pasur a të varfër, ortodoksë a muslimanë, gej a jo, gra apo burra, të kenë besim në drejtësinë e pavarësinë e sistemit të drejtësisë, e të tjera çështje të kësaj rëndësie madhore.
Karaji dhe Pinderi shtojnë se deputeja Doda iu tregoi me emra e mbiemra se cili apo cila prej kolegëve të saj i falen Allahut a Krishtit, i rrëfehen priftit a Baba Mondit, njësoj si të ishte jo në sallën e një Kuvendi me përfaqësues të një shteti laik të zgjedhur nga populli, po sikur të ishte përpara përfaqësuesve të ndonjë Koncili të Vatikanit të mbledhur për të diskutuar çështje të frymëzimit hyjnor.
Po në fund të këtij diskutimi sipas përfaqësuesve të LGBT në draftin që zonja Doda përmendi nuk kanë gjetur asnjë paragraf që thotë qartë se do lejohen martesat mes personave me të njëjtën gjini.

Pjesë nga deklarata e Pinderit dhe Karaj:
“Nga goja e kësaj deputete dëgjuam lajmin e mirë se reforma në drejtësi do të na lejoka edhe ne qytetarëve gej a lezbike të vendit të martohemi. Por kemi 48 orë që shfletojmë draft pas drafti e nuk po e gjejmë dot nenin a pikën që flet për martesat. Ne do t’i ishim shumë mirënjohës deputetes katolike të kauzës së çamëve nëse mund të sqaronte shqiptarët se në ç’vend të draftit të reformës në drejtësi flitet për martesat a për Kodin e Familjes?
Deri në pritje të këtij sqarimi i dërgojmë falenderimet tona paraprake znj. Doda për faktin që flet më shumë për LGBT se për çamët, madje flet më shumë për LGBT edhe se vetë ne LGBT-të.
Së fundmi, nuk mund të mos konstatojmë faktin që mes popullsisë çame gjasat janë më të mëdha të ketë gej e lezbike se katolikë (jo ata të konvertuar), por kjo është në fakt bukuria e diversitetit të përfaqësimit. E diversiteti është në thelb pasuri jo detyrimisht mallkim a kërcënim.”

Article Logic
Execution time: 0.002155065536499