INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Debati në Parlament. Paloka: Zgjedhjet e lira kusht i patjetërsueshëm; Ruçi: Jeni të vonuar

Debati në Parlament. Paloka: Zgjedhjet e lira kusht i patjetërsueshëm; Ruçi: Jeni të vonuar

Publikuar më: 18:38 16-01-2017

Seanca e parë parlamentare për këtë session ka nisur me debate për garantimin e zgjedhjeve të lira, pasi Partia Demokratike ka vendosur disa kushte. Kreu i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka, deklaroi se garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme janë kusht i patjetërsueshëm për PD. “Opozita parlamentare ka përcaktuar tashmë si çështje të saj parësore, zhvillimin e zgjedhjve të lira dhe të ndershme. Nuk mund të ketë çështje më thelbësore për ne sesa garantimi i votës së lirë. Shqiptarëve duhet tu kthehet besimi tek një proçes i drejtë dhe i lirë, se vota e tyre do të shkojë atje ku ata duan dhe do të numërohet drejtë”- deklaroi Deputeti Paloka duke shtuar se mbi 20 parti parlamentare dhe jo parlamenbtare kanë nënshkruar sot një memorandum. Ai i parashtroi deputetëve të mazhorancës pesë kushtet e opozitës për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Pesë kushtet e memorandumit janë votimi elektronik dhe numërimin elektronik të votive, dekriminalizimi i proçesit zgjedhor dhe ulja e kostosë së fushatës dhe transparencë efikase e shpenzimeve dhe burimeve të financimit. Po kështu kusht është të ndalohet rreptësisht përdorimi i burimeve njerëzore të adminsitratës publike në fushatë apo struktura zgjedhore partiake si dhe kushti i fundit ai I garantimit të aksesit të drejtë në media dhe mbulimi mediatik . Kreu i grupit parlamentar të PD tha se përmbushja e kushteve të mësipërme është minimum i domosdoshëm dhe i pakapërcyeshëm për një proçes zgjedhor të lire dhe të ndershëm. Pas Palokës e ka marrë fjalën kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, i cili I konsideroi të vonuara kërkesat e PD-së.
“Është shumë e drejtë që ju u kujtuat për një problem që duhet të ishit kujtuar 4 vjet më parë.Ku keni qenë këto 3 vite gjysëm për këtë çështje kaq madhore sa çe quani ju. U kujtuat vetëm tashmë që nisim sesionin e fundit, që nuk është më i gjatë se katër muaj.E dini shumë mirë që ndryshimet thelbësore në kodin elektoral duhen bërë 6 muaj para zgjedhjeve. Nuk keni pasur vullnet për ndryshime, e kërkoni si alibi sot”- deklaroi Ruçi. Sipas tij, për të gjitha këto çështje PS ka bërë propozimet e saj por PD nuk ka besim. “Atëherë përse ne duhet të kemi besim te ju?-Kundërpërgjigjet Ruçi. “Nuk jeni dakord me veten ju, nëse jo pse? Ky kod është verifikuar në zgjedhje, ata që na kanë parë këto zgjedhje, që i kanë monitoruar kanë arritur në disa përfundime, nuk kanë hedhur poshtë kodin dhe as sistemin, siç është depolitizimi i komisioneve, financimi i partive, blerja e votës, transparenca e reklamave të partive politike në media të ndryshme. Të gjitha këto ua kemi propozuar.Tek të gjitha nuk keni besim.Pse ne duhet të kemi besim tek ju?”-shprehet deputeti socialist. Sipas tij, dy gjëra ndryshojnë, pastrohen listat nga të vdekurit në këto katër vjet, shtohen 127 mijë votues për herë të parë.

Article Logic
Execution time: 0.0046679973602295