Një shkrim i Kastriot Myftaraj ku fliste për përçudnimin që Robert Aliaj i bëri shqiponjës, më pas kishte hedhur edhe teza se artisti mund të ishte homoseksual, ishin shkëndija e një debati me tone të ashpra dhe ofendime në emisionin e mbrëmjes së kaluar tek Arian Çani.
Ky i fundit kishte vendosur që t’i vinte përballë në “Zonë e lirë, por gjithcka doli jashtë kontrollit duke shpërthyer kundër njëri-tjetrit me ofendime dhe shpifje.
Teksa Kastrioti e akuzonte Robertin si homoseksual, ky i fundit nuk është përmbajtur dhe ka shpërthyer në lumë sharjesh. Më pas Roberti është ngritur nga tavolina duke u larguar publikisht gjë që më parë nuk kishte ndodhur dhe duke i thënë Çanit se duhet të pastronte studion.
Por Roberti ka edhe një mesazh për portalet shqiptare të cilat i quan porthale. Ai në këtë video thotë:”Porthalet shqiptare që marrin cdolloj gënjeshtre, mashtrimi e shpifje dhe e bëjnë si realiet”.