INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Debati për kufijtë', Rama i ashpër: Kush e quan Hashim Thaçin tradhtar është gomar...

'Debati për kufijtë', Rama i ashpër: Kush e quan Hashim Thaçin tradhtar është gomar...

Publikuar më: 13:00 26-11-2018

Kryeministri Edi Rama dhe kryeministri Ramush Haradinaj ishin në konferencë për median pas mbledhjes së përbashkët të dy qeverive që u mbajt sot paradite në Pejë.

I pyetur nga mediat për debatin e kufijve, Rama është përgjigjur me tone të ashpra duke thënë kush e quan Hashim Thaçin tradhtar është gomar.

Kosova është peng i dinamikave të politikave të brendshme të vendeve të tjera, tha Rama duke mbrojtur presidentin e Kosovës Hashim Thaçi lidhur me çështjen e demarkacionit.

"Sot Kosova është peng i dinamikave të politikave të brendshme të vendeve të tjera. Kjo është e papranueshme për ne. Sa i takon çështjes së korrigjimit, unë një gjë kam për të thënë. Hashim Thaçi është president i Kosovës dhe komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kush ngre dorën ndaj Hashim Thaçit duke e quajtur tradhtar është një gomar, këtë di të them unë. Të tjerët pastaj janë çështje që i takojnë debatit të brendshëm, janë çështje që i takojnë ndërtimit të një vizioni strategjik për të ardhmen e Kosovës", është shprehur Kryeministri.

Article Logic
Execution time: 0.0034708976745605