INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Debati për LGBT-të në gjimnaze, reagon zyra e BE-së në Tiranë

Debati për LGBT-të në gjimnaze, reagon zyra e BE-së në Tiranë

Publikuar më: 22:19 30-03-2018

Në një kohë kur debati për LGBT ka marrë një vëmendje të shtuar ditët e fundit, pjesë e reagimeve është bërë edhe delegacioni i Bashkimit Europian në vendin tonë.

Në një deklaratë për mediat thuhet se “Bashkimi Evropian bazohet në vlerat e tolerancës, mosdiskriminimit dhe respektit për të drejtat universale të çdo individi, pa marrë parasysh ngjyrën, fenë, pikëpamjet politike, origjinën etnike, aftësinë e kufizuar, moshën apo orientimin e tij seksual”.

BE dënon me forcë çdo urrejtje apo diskriminim, artikulime që janë vënë re edhe ditët e fundit.

“Ne besojmë fuqimisht në këto parime dhe i promovojmë dhe mbështesim ato në mbarë botën. Ne gjithashtu dënojmë me fjalët më të forta të mundshme diskriminimin dhe gjuhën e urrejtjes, në të gjitha format ose manifestimet e tyre”, thuhet në reagim.

Një apel BE ka edhe për institucionet e të drejtave të njeriut, ku bën thirrje për të luajtur rolin e tyre.

“Institucionet e pavarura për të drejtat e njeriut duhet të jenë të parët për të mbrojtur ata që janë subjekt i gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit. Heshtja dhe indiferenca janë po aq të papranueshme sa dhe vetë sulmet e dhunshme”, përfundon deklarata.

 

Article Logic
Execution time: 0.0040628910064697