E premtja sjell gjithmonë personazhe publik në studion e programit ‘Trokit’ të moderatorit Ermal Peçi. Ai priti sot këngëtarët Ervin Bushati dhe Xhoi që sapo kanë publikuar klipin ‘Dadusha’, një remake i këngës hit.
Gjatë intervistës zbuluam se dyshja kanë bashkëpunuar prej vitesh bashkë, ndaj ky duet nuk ishte surprizë për njëri-tjetrin. Përballë presionit për klikime dhe hiteve verore, pyetjes se si ndihet Ervini përballë atyre që i përmendin milionat e klikimeve iu përgjigj:
‘E para e punës nuk ka ndodhur Ermal se e kam përgjigjen gati. Ata që i kanë bravo i qoftë. Klikimet janë thjesht shifra. Përderisa jam ende në treg, përderisa më bie telefoni nga çdo cep i botës jam ok’
Teksa Ermali i ftoi këngëtarët në lojrat e programit, Ervini i rikthehet debatit online pas deklaratës së tij për Luanën. Është penduar? Do bashkëpunonte me të?
‘Pa vetdije thashë se Luanën do e merrja figurante në klip. Unë nuk jam penduar, e thashë natyrshëm. Por bravo, atë e duan, bravo’
Dmth do bashkëpunosh me të, këtë po më thua?- iu drejtua Ermali.
‘Ishte e kundërta (qesh).
Në fund të programit Ervini dhe Ermali i drejtohen Xhoit dhe tentojnë ta ngrejnë në krahë. E sikletosur Xhoi refuzon, por çunat nuk tërhiqen. Ndiqni më shumë videon e mëposhtme.