INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Debati politik për çmimet e librave vijon dhe sot. PD akuza Nikollës, ajo përgjigjet...

Debati politik për çmimet e librave vijon dhe sot. PD akuza Nikollës, ajo përgjigjet...

Publikuar më: 14:34 30-08-2017

Teksa një ditë më parë Ministria e riemëruar e Arsimit, Lindita Nikolla për çmimet e librave i tha opozitës se ministria aktuale teknike është e zgjedhur e PD e mund të pyesin atë, sot ka reaguar Deputeti i Partisë Demokratike, Luciano Boçi. Ai akuzon Lindita Nikollën dhe Ramën për sistem klientelist të shpërndarjes së librave.
 
Sipas tij, të gjitha procedurat e hartimit, shpërndarjes dhe vendosjes së çmimit për tekstet shkollore edhe këtë vit si çdo vit tjetër janë kryer nga Ministrja Nikolla.
“Për shkak të indiferencës së saj ndaj interesit publik e paaftësisë së saj dhe stafit të saj, të gjitha këto procedura janë bërë me vonesë dhe në mënyrë amatore, çfarë ka sjellë mungesë tekstesh, sistem klientelist shpërndarjeje me pak pika, çmime të rritura, dhe në shumë raste tekste me cilësi të dobët” deklaron Boçi.
Ndërkohë PD vijon që të theksojë propozimin që librat të jenë falas për arsimin fillor.

Po sot reagoi sërisht Nikolla duke e quajtur Bashën dhe PD injorant.

Reagimi i Nikollës:
“E keqardhur, që pas reagimit tim, me respekt e predispozitë të plotë, ndaj shqetësimit të tij, lidhur me tekstet shkollore, zoti Basha më kundërvihet me deklaratën e partisë së tij. Zoti Basha, deklarata juaj flet për injorancë. Pyetja që unë shtroj është se, ku është dija juaj, kur thoni se edhe çmimin e teksteve e paskam vendosur unë?
Kjo është për të qeshur!
Deklarata juaj flet për indiferencë në proces. Pyetja që unë shtroj është se, ku ishte vëmendja e të zgjedhurës suaj, që prej 3 muajsh u mor me gjithçka në detyrën e ministres se arsimit (deri edhe me yjet e hoteleve ku u akomodua në vizita zyrtare) dhe në asnjë moment me këtë proces që të informoheshit dhe ju bazuar mbi fakte.
Kjo është mjerane!

Deklarata juaj ripërsërit qëndrimin tuaj se, tekstet shkollore janë falas për të gjithë në të gjithë rajonin. Lidhur me këtë, nuk e kuptoj se ku është vëmendja juaj, kur akoma nuk e dini se kjo nuk është e vërtetë. Kjo është për të qeshur! Sa për këshillën që me jep partia juaj, që unë të lë kolltukun e zyrës dhe të takoj prindërit, kjo pastaj është vërtet sa për të qarë e aq për të qeshur. Sepse, ju zoti Basha, nuk e dini as faktin që unë nuk jam aktualisht ministre e arsimit, ministre është ende e zgjedhura juaj. Pa dashur t’ju rëndoj duke jua kujtuar këtë, dua vetëm t’ju lutem t’i lini sulmet, akuzat e fyerjet e llojit të vjetër.

Unë jam gatshme, sapo të marr detyrën, t’ju takoj dhe të bashkëpunoj me ju, për të folur për arsimin dhe jo për njeri-tjetrin."

Article Logic
Execution time: 0.0021688938140869