Ajo që duhet të ishte një interpelancë për integrimin e vendit në Bashkimin Europian përfundoi në një bashkëbisedim të ashpër mes dy ish-miqve të vjetër. Edhe më parë Edi Rama ishte përplasur me Ben Blushin në parlament, por debati i sotëm nxorri në pah inatet e vjetra mes tyre. Gjatë përballjes nuk kanë munguar batutat, nga ajo e Ben Blushit, nxirreni përjashta atë frikacakun, tek batutat e Ramës që e etiketon atë si dembel.