INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dëbimi i 6 turqve nga Kosova. Mediet turke komentojnë deklaratën e kryeministrit Haradinaj

Dëbimi i 6 turqve nga Kosova. Mediet turke komentojnë deklaratën e kryeministrit Haradinaj

Publikuar më: 11:13 30-03-2018

Mediet turke kanë pasqyruar deklaratën e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj lidhur me dëbimin e 6 qytetarëve turq nga Kosova drejt Turqisë. Hurriyet Daily News shkruan se kreu i qeverisë së Kosovës nuk ishte njoftuar më parë për këtë operacion. "Në operacionin e kryer nga agjencia e inteligjencës së Kosovës, 6 qytetarë të Turqisë u dëbuan," tha Haradinaj në Twitter. "Mua, si Kryeministër, nuk ishte i informuar për këtë operacion, andaj do të veproj sipas kompetencave ligjore dhe kushtetuese," shtoi ai. “Më 29 mars, agjencia e inteligjencës turke solli gjashtë persona të dyshuar për lidhje me FETÖ nga Kosova në Turqi në një operacion të kryer me bashkëpunimin e agjencisë së spiunazhit” shkruan Hürriyet Daily News.

media_turke_1.png

Burimet kanë deklaruar për këtë media se “të gjashtë të dyshuarit u arrestuan nga zbatimi i ligjit në Kosovë më 29 mars, si rezultat i bashkëpunimit midis zyrave përkatëse qeveritare të dy vendeve dhe iu dorëzuan në aeroport një ekipi të posaçëm të vendosur në Prishtinë nga Organizata Kombëtare e Inteligjencës Turke (MİT). Të dyshuarit u kthyen më vonë në Stamboll në një avion të veçantë dhe u arrestuan nga policia turke. Ata akuzohen se janë anëtarë të grupit gulenist , të fajësuar nga Erdogan për përpjekjen e grushtit të shtetit të korrikut 2016 që la më shumë se 250 të vdekur dhe mijëra të plagosur. Edhe TRT World shkruan për dëbimin e 6 shtetasve turq nga Kosova. “ Gjashtë shtetas turq të arrestuar në Kosovë të dyshuar se kanë lidhje me shkollat e financuara nga lëvizja Fethullah Gulen që orkestroi përpjekjen e grushtit të shtetit të vitit 2016 në Turqi janë ekstraduar në Turqi”-shkruan kjo media.

meida_trt.png

Edhe media të tjera i kanë bërë jehonë këtij lajmi. Qindra ushtarakë dhe civilë të nivelit të lartë janë burgosur në Turqi para dhe pas përpjekjes së grushtit të shtetit. Ndërkohë Turqia ka kohë vazhdon përpjekjet për ekstradimin e njerëzve që janë larguar nga Turqia apo që jetojnë në vendet e tjera.

Article Logic
Execution time: 0.0020551681518555