INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dëbimi i familjes shqiptare nga Franca përfundimtar, apelohet vendimi

Dëbimi i familjes shqiptare nga Franca përfundimtar, apelohet vendimi

Publikuar më: 09:11 26-09-2018

Dëbimi i një familje shqiptare në Francë është përfundimtar dhe nuk ka kthim prapa. Kështu u shpreh prefektuara e qytetit të Bordosë, pasi priti një shoqatë franceze, e cila mbështeti familjen shqiptare që ajo të mos dëbohej, shkruajnë mediat franceze.
Por pavarësisht këtyre përpjekjeve, vendimi është marrë: Silvana dhe Besardi, dy fëmijët shqiptarë 9 dhe 6 vjeç, që u dëbuan bashkë me prindërit e tyre rreth një muaj më parë nuk do të kthehen më në Bordo.
Delegacioni që përkrah qëndrimin e familjes shqiptarë ne Francë u prit në prefekturë dhe përgjigja e autoriteteve ishte e qartë: Dëbimi i tyre është përfundimtar.
Familja shqiptare, e cila kishte jetuar në Francë për 4 vite e gjysmë u dëbua forcërisht për në Shqipëri, një javë para fillimit të shkollës. Silvana dhe Besardi pritet që t'i riktheheshin shkollës së Saint Bruno, aty ku ata ishin edukuar që prej ardhjes në Bordo.
Edhe nëse një kthim i kësaj familjeje në Francë duket e pamundur, beteja do të vazhdojë në rrugë ligjore. Rrjeti i Arsimit pa Kufi ka apeluar këtë vendim të dëbimit, ankesa duhet të shqyrtohet brenda një muaji nga gjykata.

Article Logic
Execution time: 0.0022609233856201