INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Debitorë të energjisë! Kujdes shkoni në burg

Debitorë të energjisë! Kujdes shkoni në burg

Publikuar më: 15:49 12-05-2016

Nuk ka ende dritë në fudn të tunelit. Në shqipëri vijojnë të mos paguajnë energjinë elektrike, e për pasojë aksioni kundër debitorëve vijon akoma. Nga Gjirokastra, kreu i OSHEE-së bëri publike shifrat e këtij aksioni për muajin që sapo lamë pas. Sipas Ardian Çelës vetëm në prill janë dërguar në prokurori 60 raste.
“Ky aksion vijon ende, tashmë është punë rutinë e OSHEE-së, nuk ka asnjë tolerim dhe për muajin që lam pas kemi dërguar në prokurori 60 raste të shkeljes së ligjit për vjedhjen e energjisë”.
Këtë deklarata Administratori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike Adrian Çela, i lëshoi gjatë një vizite në Gjirokastër, ku pa nga afër ecurinë e punimeve, të cilat përfundojnë në qershor. Çela sqaroi se investimi i vjen në ndihmë edhe zonave të urbanizuar vitet e fundit, ku rrjeti ka qenë në kushte tërësisht jashtë sigurie dhe cilësie të furnizimit me drita.

Article Logic
Execution time: 0.0035059452056885