INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dëbohet në mesnatë pas 25 vitesh një familje shqiptare nga Gjermania

Dëbohet në mesnatë pas 25 vitesh një familje shqiptare nga Gjermania

Publikuar më: 08:39 04-06-2018

Një tjetër familje shqiptare është dëbuar pas 25 vitesh qëndrimi në Gjermani. Kjo familje është trembur shumë kur në orët e vona të mbrëmjes kanë dëgjuar trokitjen e derës dhe panë policë të shumtë. Sipas mediave gjermane në momentin që nëna Gjilsime e hap derën, në banesën në Wolfschluehnu u futën pesë policë dhe ata nuk folën shumë, vetëm i urdhëruan, që të marrin me vete sendet e nevojshme dhe të shkojnë me ta.

Atë mbrëmje, babai Isa po kthehej vonë nga puna, ndërsa dy vajzat, djali i tij Omeri dhe bashkëshortja e tij ishin futur në makinën e policisë para shtëpisë. Policët i thanë se dhe ai shpejt e shpejt duhet të marrë sendet e nevojshme me vete dhe t`i bashkohej familjes. Me lot në sy ai në korridor takoi të bijën e madhe, Hazbijen 23-vjeçare, e cila ishte përshëndetur me familjen, pasi për të nuk ka urdhër dëbimi, meqë Maqedonia nuk e njeh si shtetase të vetën. Hazbija me lot në sy rrëfen për atë ditë të kobshme siç e quan ajo në gazetën e përditshme gjermane “NTZ”: “Lejla vajza 16-vjeçare po mësonte, pasi po përfundonte shkollimin e mesëm. E motra e saj, Elifja 10-vjeçare kishte shkuar në shtrat, kur rreth orës 22.30 dikush troket në derë. Autoritetet gjermane janë prononcuar lidhur me dëbimin e tyre, me pretekst se nuk i kanë plotësuar disa formalitete të nevojshme administrative. Tani, familja shqiptare në Maqedoni duhet t’ia fillojë nga asgjë dhe gjithçka është e vështirë për ta, pasi as motrat, as vëllai dhe as prindërit nuk e zotërojnë sa duhet gjuhën maqedonase për t’u integruar në vend. Babai Isa Bajrami, në Gjermani kishte ardhur në vitin 1993 dhe një vit më vonë u bashkua me bashkëshorten dhe i biri, Omeri. Për 25 vite me radhë, familja ka jetuar në Gjermani me statusin e të ashtuquajturit Duldung.”
Në Wolfschlugen dhe Nürtingen, familjes Bajrami i janë shtuar shumë përkahës, madje edhe politikanë të cilët i kanë shkruar Ministrisë së Brendshme gjermane. Nga atje kanë marrë përgjigje se familja shqiptare nuk i ka plotësuar kërkesat e tyre për pasaportë, njofton Albinfo.ch.

Article Logic
Execution time: 0.0034720897674561