INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dëbohet shqiptari që tmerroi Britaninë, i vuri gruas thikën në fyt [EMRI/FOTO]

Dëbohet shqiptari që tmerroi Britaninë, i vuri gruas thikën në fyt [EMRI/FOTO]

Publikuar më: 12:38 09-03-2019

Shqiptari Ardian Rragami, 47-vjeç është dëbuar nga Britania e Madhe, pas apelit që gruaja e tij u bëri autoriteteve vendase.

Ardian Rragami është filmuar duke i nxjerrë thikën gruas së tij, ndërsa më parë ai ka qenë në gjyq me shtetin britanik, pasi kishte kërkuar anulimin e vendimit për të mos u deportuar nga Anglia me argumentin se largimi i tij do e ndante nga familja.

Ai u ekstradua për herë të parë nga Britania në Shqipëri në vitin 2009 për të vuajtur një dënim 15 vjeçar për një vrasje. Por pasi kaloi vetëm 4 vite në burg u rikthye për të jetuar në Britaninë e Madhe.

Duke u prezantuar si një refugjat kosovar me emrin ‘Ardian Gashi’, ai shkoi për herë të parë në Angli pasi vrau fqinjin e tij në një lokal në Shkodër në vitin 1998. Në vitin 2000, Rragami u dënua me 15 vite burg në mungesë, por nuk u ekstradua në Shqipëri deri në vitin 2009, ku vuajti vetëm një pjesë të dënimit të tij.

Ai kaloi kufirin në vitin 2016 dhe shkoi në Wickford, Essex me gruan e tij britanike Chrysoulla Michaels dhe dy vajzat e tyre, 13 dhe 15 vjeçe.

 

2.PNG

1.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0039949417114258