INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Dëbora dhe ngricat. Problematikat në disa zona…[VIDEO]

Publikuar më: 11:10 19-01-2017

Juglindja e vendit është përshirë sërisht nga dëbora. Në Korçë dëbora ka arritur mbi 25 cm brenda qytetit dhe mbi 1 metër në Dardhë dhe zonat më të largëta. Raportohet së në Boboshticë, Dardhë, Lekas dhe Vithkuqi rrugët janë të të bllokuara, ndërsa në Voskopojë Kapshticë, Miras dhe në Pustec qarkullohet me zinxhirë. Edhe në veri të vendit në Shkodër, Kukës, Dibër dhe Lezhë vazhdojnë që të jenë të bllokuara disa zona të thella prej disa ditësh për shkak të dëborës që ka rënë dhe ngricave.
Aksi rrugor Peshkopi–Lurë është i bllokuar. Ndërkohë që ka mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm në bashkinë Dibër e Bulqizë.
Në Shkodër të bllokuara janë akset Qafë Thore–Theth dhe Kryezi–Iballë (Fushë Arrëz), ku po punohet për hapjen e tyre. Pa energji elektrike janë disa fshatra. Ndërsa në shkallë qarku, nuk ka pasur reshje shiu dhe dëbore.
Të bllokuara në Bashkinë Kukës janë akset rrugore në Njësinë Administrative Arrën, fshati Turaj (Topojan), dhe fshati Nimçe (Zapod), për të cilat po punohet për tu zbllokuar.
Kurse në Bashkinë Tropojë janë të bllokuara akset e disa fshatrave të Njësisë Administrative Lekbibaj, të Njësisë Administrative Tropojë e Vjetër, si dhe fshatrat Lëkurtaj e Selimaj të Njësisë Administrative Bujan.
Në Gjirokastër i bllokuar aksi rrugor i Njësisë Administrative Libohovë, drejt Zagories, ku po punohet për hapjen.
Gjithësesi akset nacionale janë të hapura.

Për më tepër ndiqni kronikën e IN News...

Article Logic
Execution time: 0.0041000843048096