INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dëbora mbulon vendin. Në Kukës 1 m, edhe Durrësi nën bardhësi

Dëbora mbulon vendin. Në Kukës 1 m, edhe Durrësi nën bardhësi

Publikuar më: 09:46 06-01-2017

Reshjet e dëborës kanë përfshirë gjithë vendin. Nga bregdeti i Durrësit e deri në mallet me të larta të vendit, dëbora ka rënë gjatë gjithë natës. Në qytetin e Durrësit dëbora ka filluar rreth orës 22:00 të mbrëmjes së ditës së enjte, e që kanë vazhduar për gjatë gjithë natës, duke arritur disa centimentra dëborë. Edhe në kryeqytet ka patur reshje dëbore, por që nuk ka arritur që të zbardhë Tiranën.

Ndërkohën situate në zonat veriore të vendit paraqitet problematike, ku trashësia e dëborës kapërcen një metër. Mijëra banorë të Kukësit, Hasit e Tropojës kanë mbetur të izoluara si pasojë e reshjeve të dendura të borës që kanë rënë gjatë gjithë natës së shkuar. Siç raporton Shtabi i Emergjencave Civile në Prefekturën e Kukësit, të bllokuara janë Njësitë Administrative: Grykë-Çajë,Kalisë, Arrën, Surroj, Zapod, Topojan, Shishtavec e Malzi. Ndërkohë që shumë fshatra të tjerë janë izoluar në bashkitë Has e Tropojë. Po sipas këtij institucioni, Kukësi dhe Hasi janë tërësisht në errësirë pasi një defekt ka këputur fiderat e transmetimit të energjisë elektrike. Lidhur me qarkullimin në akset rrugore, drejtuesit e automjeteve mund të lëvizin vetëm me zinxhirë ndërkohë që në zonat e thella malore trashësia e borës është më shumë se 1 metër, në Valbonë.
Akset nacionale:
Të gjitha akset nacionale qarkullojnë me zinxhirë. E me shumë vështirësi qarkullohet në akse të veçanta. Rruga e Kombit është e qarkullueshme me zinxhirë. Lartësia e dëborës 70 cm në rajonin e Tunelit Kalimash, ndërsa po punojnë pandërprerje 8 borëpastruese.
Kukës-Bushtricë e qarkullueshme me zinxhirë. Lartësia e dëborës 70 cm. Punojnë 4 borëpastruese e 1 fadromë. Kukës –Zapod e qarkullueshme me zinxhirë. Lartësia e dëborës 35cm.   Punojnë 2 borëpastruese,1 fadromë. F.Dugagjin–Q.Shllak e qarkullueshme me zinxhirë deri në Qendrën e Njësisë Administrative Malzi ,pjesa tjetër deri në Q.Shlak e Q.Mali është e bllokuar . Lartësia e dëborës 90 cm.Po punojë 2 borëpastruese e 1 eskavator. Kukës-Krumë e qarkullueshme pjesërisht me zinxhirë. Lartësia e dëborës 50 cm në Q.Tobli.Punojnë 4 borëpastruese. Krumë-Q.Prushi-Kam e qarkullueshme pa zinxhirë. Lartësia e dëborës 60 cm. Punojnë 3 borëpastruese. B.Curri-Valbonë e qarkullueshme me zinxhirë.  Lartësia e dëborës deri në 1m në Valbonë .  Punojnë 2 fadroma e 1 borëpastruese. B.Curri-Q.Morinë e qarkullueshme pa zinxhirë. Lartësia e dëborës 50 cm. Punojnë 2 borëpastruese. B.Curri-Q.Luzhë e qarkullueshme me zinxhirë. Lartësia e dëborës 70 cm në Q.Luzhë.Punojnë 3 borëpastruese. B.Curri-Fierzë e qarkullueshme pa zinxhirë. Lartësia e dëborës 35 cm.Punojnë 2 borëpastruese. Dushaj -Lekbibaj e qarkullueshme me zinxhirë. Lartësia e dëborës 70 cm.Punojnë 2 borëpastruese. Firmat kontraktore kanë punuar me të gjitha mjetet e forcat e tyre për të ndërhyrë në segmentet problematike. Nuk është raportuar për problematika të vecanta.

Article Logic
Execution time: 0.0041148662567139