Pjesa malore e vendit është përfshirë nga reshjet e dëborës, ndërsa temperaturat kanë rënë nën zero gradë celcus në të gjithë vendin. I ftohti i acartë që ka përfshirë dhe Europën nuk do të kalojë shpejt por pritet të zgjasë disa ditë në vendin tonë. Prej ditës së sotme vala e acartë do të shtrihet në një pjesë të mirë të kontinentit evropian, duke zbritur deri në gadishullin Ballkanik.
Ngjarje të tilla atmosferike vërehen rrallë në periudhat e fund-dimrit, ku temperaturat në vendin tonë pritet shkojnë nën zero dhe në zonat e ulëta.
Për 4 ditë me radhë i gjithë vendi do të jetë nën pushtetin e të ftohtit, ndërsa temperaturat priten të rriten vetëm nga fundi i javës. Sipas parashikimeve temperaturat pritet të shënojnë rritje të enjte dhe të premten.