Për shkak të reshjeve të dëborës situata në Qarkun e Dibrës vijon të jetë problematike.
Deri më tani mësohet se trashësia e Dëborës ka arritur deri në 70 cm e për psojë disa zona kanë mbetr të bllokuara.
Trebisht, Kala e Dodës, Ostren Selishtë janë disa nga zonat të cilat janë bllokuar si pasojë e dëborës e cila ka vijuar pa ndërprerje që prej ditës së djeshme.
Probleme për shkak të dëborës janë regjistruar edhe në zonën e Kukësit. Ndërsa në aksin Fushë Dukagjin-Tunel i Kalimashit niveli dëborës arrin në 20 cm.