Reshjet e dëborës kanë qenë intensive, duke zbardhur edhe qytete të tjera veç atyre të Veriut dhe të Korçës që prej disa ditësh janë të mbuluara nga bora.
Kjo e ka bërë qarkullimin e automjeteve të vështirë, e njëkohësisht ka ndikuar që shumë shkolla këtë të mërkurë të 9 janarit të mbyllen. Në Gjirokastër, Pukë dhe Fushë-Arrëz është pezulluar mësimi për ditën e sotme në të gjitha shkollat.
Ndërkohë, dëbora ka mbulur Gjirokastrën, Korçën, Elbasanin, Dibrën, Shkodren si dhe qytete të tjera të vendit.