INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dëbora “pushton” jugun e vendit

Dëbora “pushton” jugun e vendit

Publikuar më: 09:05 11-01-2017

Rikthehen sërish reshjet e dendura të dëborës në Jug të vendit dhe ajo që bie në sy është se ato vijonë e në Gjirokastër dhe Sarandë.
Në Gjirokastër trashësia e dëborës së rënë gjatë natës ka shkuar nga 15- 20 cm. Si pasojë e reshjeve të dëborës të rëna gjatë natës, në Qarkun e Gjirokastrës në të gjitha akset rrugore lëvizja e automjeteve bëhet vetëm me zinxhirë. Pjesët më problematike janë "Qafa e Muzinës" dhe "Uji i ftohtë ", ku në të dy vendet janë angazhuar borë-pastruese për të bërë të mundur qarkullimin e automjeteve.
Ndërkohë që reshje dëbore ka pasur edhe në qytetin e Sarandës ku trashësia arrin deri në 20 cm, por nuk raportohet për probleme.
 

Article Logic
Execution time: 0.0036790370941162