Mjaftuan pak minuta që Tirana të zbardhej nga bora, dhe si rrjedhojë aksidentet e para u raportuan në rrugët e qytetit, si edhe në autostradën Tiranë-Durrës.
Si pasojë e reshjeve të dëborës në Tiranë dhe në Durrës, policia rrugore ka njoftuar se qarkullimi në autostradë do të bëhet me zinxhirë. Policia i ka bërë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes në lëvizje pasi për shkak të ngricave dhe reshjeve të dëborës mund të përfshiehen në aksidente.
Situata më problematike është krijuar pranë mbikalimit të Vorës, ku disa automjete janë aksidentuar dhe për rrjedhojë është paralizuar qarkullimi.