INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dëbora zbardhi edhe Tiranën ditën e sotme, ja çfarë do të ndodhë me motin në vazhdim, mos e humbisni

Dëbora zbardhi edhe Tiranën ditën e sotme, ja çfarë do të ndodhë me motin në vazhdim, mos e humbisni

Publikuar më: 15:27 27-02-2018

Deri në mbrëmje reshjet shtohen lehtësisht në të gjithë vendin duke bërë që në orët e natës dhe mëngjesin e së mërkurës dëbora të shfaqet edhe në zonat e ulëta dhe bregdetare.

Shqipëria mbetet nën dominimin e kushteve atmosferike të pa qëndruara që sjellin herë pas here vranësira dhe reshje të izoluara.

Por, për orët në vijim, MeteoAlb bën me dije se vendi ynë do të ndikohet nga masat ajrore të ftohta, ndërsa reshjet e dëborës do të zbresin edhe në bregdet dhe në zonat e ulëta.

Pritet që në mesnatë dhe nesër në orët e para të mëngjesit të zbardhet edhe Tirana dhe qyteti bregdetar i Durrësit.

Reshjet e borës do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së mërkurë, ndërsa nga e mërkura në mbrëmje, do t’ia lënë vendin kthjellimeve.

Parashikimi i plotë:

Deri në mbrëmje reshjet shtohen lehtësisht në të gjithë vendin duke bërë që në orët e natës dhe mëngjesin e së mërkurës dëbora të shfaqet edhe në zonat e ulëta dhe bregdetare.

Paraditja e së mërkurës do të ketë kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta në të gjithë vendin duke rrezikuar thuajse të gjithë territorin nga reshje të pakta dëbore, përjashtuar zonat Jugperëndimore. Ndërsa gradualisht pasditja dhe nata sjellin përmirësim të motit duke sjellë edhe kthjellime.

Temperaturat e ajrit ulen sonte në mbrëmje dhe gjatë natës duke shënuar sipas zonave nga -3°C në 0°C në zonat e ulëta dhe bregdetare (përjashtuar jugperëndimin) dhe -8°C në zonat malore (përjashtuar zonën Radomirë – Shishtavec ku pritet -11 apo -12°C). Edhe mesdita mbeten me temperatura të ulëta ku maksimumi në rang territori pritet të ngjitet në 8 – 9°C.

Article Logic
Execution time: 0.0028891563415527