Ulja e temperaturave ka sjellë reshje dëbore dhe stuhi në disa zona në veri të vendit.
Ministria e Mbrojtjes bën me dije se situata më problematike paraqitet në Qarkun e Dibrës dhe Kukësit.
Mjetet dhe forcat janë në gatishmëri dhe po vijon koordinimi me strukturat e emergjencës në pushtetin vendor.
Mësohet se vështirësi të shumta ka pasur në qarkullim për shkak të ngricave.
Rruga e Kombit është e hapur por ka prezencë të dëborës dhe ngricës.
Trashësia e borës arrin deri në 35 cm.
Fotot e mëposhtme janë nga qyteti i Kukësit.