INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Dëborë në mbarë vendin, akset rrugore të kalueshme me zinxhirë [VIDEO]

Publikuar më: 16:50 06-01-2017

Reshjet e dëborës kanë mbërthyer të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa trashësia e dëborës ne disa zona ka shkuar mbi një metër. Ministria e Transporteve në bashkëpunim me autoritetin rrugor si dhe kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve kanë nxjerrë në rrugë ekipet dhe borëpastrueset, që akset kombëtare dhe ato nacionale të jenë të kalueshme. Situata paraqitet më e vështirë në veri të vendit, ku qarkullohet me zinxhirë. Nga të dhënat e fundit të Ministrisë së Transporteve, bëhet me dije së përgjithësisht të gjithë akset janë të kalueshme, ndërsa po punohet dhe në rrugën e Dajtit, e cila momentalisht është e bllokuar.
Edhe në disa akste rrugore në qarqet Korçë, Gjirokastër apo dhe elbasan rekomandohet që të përdoren zinxhire ose goma dimërore nga qytetarët që janë të detyruar të lëvizin.
Ndërkohë autoritetet shtetërore i bëjnë thirrje qytetarëve që të minimizojnë sa më shumë lëvizjet, vecanërisht gjatë orëve të natës, kur temperatuat ulen shumë nën zero, duke sjellë dhe ngrica që bëhen shkak për aksidente.

Dëborë në mbarë vendin, akset rrugore të kalueshme me zinxhirë

Article Logic
Execution time: 0.0040061473846436