Pjesa veriore dhe verilindore e vendit janë përfshirë nga dëbora.
Në qarkun e Dibrës gjatë natës janë shënuar reshje të dendura dëbore, ku në disa zona ka patur problem në qarkullim pasi trashësia e dëborës ka arritur në 50 centimetra. Dëbora ka izoluar edhe disa fshatra si Selitë, Lurë etj.
Po ashtu edhe në qarkun e Korçës ka patur reshje dëbore.
Në Dardhë dhe në qafën e Qarrit trashësia ka arritur në 25 cm.
Situatë problematike është regjistruar edhe në aksin Lunik-Stëblevë, ku trashësia dëborës arritit në 20 cm.