Këngëtarja e njohur Soni Malaj do të garojë këtë vit në festivalin e Radiotelevizionit Shqiptar, fituesi i së cilit përfaqëson Shqipërinë në kompeticionin europian të këngës.
Kënga e Sonit, me tekst të reperit Big Basta i’u dedikohet grave dhe flet se si ato duhet të qëndrojnë të forta pranë çdo gjëje.
Ishte vetë këngëtarja e cila bëri të ditur lajmin me anë të një postimi në profilin e saj në istagram.
Kjo këngë tashmë është publikuar në Youtube, ndërsa Soni këtë vit merr pjesë me të në edicionin e 57-të të festivalit të RTSH-së.