Dyshja e këngëtarëve Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj janë përfolur goxha në media për një lidhje të mundshme mes tyre.
Edhe pse asnjëri nuk pohoi asgjë publikisht, paparazi i fotografoi teksa ishin të kapur për dore duke dalë bashkë nga hyrja e një pallati.
Dhe sot ata sot na zbuluan se po sjellin një bashkëpunim në muzikë. “Vetëm ti je’, shkruan Eni në foton e postuar në të cilën është krah Gencit, duke zbuluar kështu se ky do të jetë titulli i këngës. Tashmë është edhe titulli që ka ngjallur të tjera hamendësime se këngën ia kanë kushtuar njëri-tjetrit.