INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dedikim zemërthyes, e fejuara e Nicky Hayden përlot internetin [FOTO]

Dedikim zemërthyes, e fejuara e Nicky Hayden përlot internetin [FOTO]

Publikuar më: 13:15 31-05-2017

Letra që bjondja bukuroshe ka shkruar në Instagram për të fejuarin e saj të ndjerë ka thyer zemrën e të gjithëve.

Nuk mund të ishte ndryshe me atë largim të papritur nga jeta që ndërpreu jo vetëm jetën dhe karrierën e një kampioni të garave, por edhe ëndrrat e një çifti të dashuruar. Ata kishin planifikuar të martoheshin së shpejti, por gjithçka u pre në mes. Dhe duket se gjithçka i mbetet Jackie Marin është t’i flasë nga këtu, me shpresën që fjalët mund të arrijnë deri tek ai. Në letrën e dashurisë për Nicky-n e saj që nuk është më, ndër të tjera, ajo thotë: “ More me vete zemrën time kur u largove. Mund ta mash, por kur të takohemi sërish merr duart e mia dhe më merr dhe mua me vete në shtëpi. Më mungon, deri sa të takohemi sërish”. Dhe vazhdon, flet për një ëndërr, vetëm aty mund të takohet tashmë me Nicky-n e saj: “Ëndërroj për buzëqeshjen tënde, jo vetëm kur fle, por në çdo moment. Mëngjesi i 17 majit ishte një nga mëngjeset më të veçanta që mund të imagjinoj. Ai aty lart duhet të ketë vëzhguar me vëmendje për të parë se si ti i kalove orët e tua të fundit me mua pasi dhe më të mirën për të më treguar se sa më dashuroje. Do e kujtoj gjithmonë puthjen tënde të fundit përpara se të largoheshe me biçikletë”. 

until.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035359859466553