INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dedikimi prekës i Sokol Ballës për të birin, gazetari flet për fëmijët e tij

Dedikimi prekës i Sokol Ballës për të birin, gazetari flet për fëmijët e tij

Publikuar më: 13:27 13-01-2017

Rrallë herë e kemi dëgjuar gazetarin të flas për jetën e tij private. 

Por siç është kthyer në traditë për emisionin “Tek Unë me Arjola Shehu”, edhe gazetari më i njohur politik në vend ka vendosur të ndajë detaje nga jeta e tij private. Teksa moderatorja lexon dedikimin që z.Balla i ka bërë të birit, Kolin, ai vet tregon:

“Në momentin që në jetë vjen fëmija jot, vetvetiu ti kalon në plan të dytë. Unë kam qënë dhe vazhdoj të jem shumë i përkujdesur për fëmijët e mi. Mendoj që e kam bërë mirë këtë pjesë edhe pse ndoshta jo me të njëjtën cilësi si mamaja e tyre, por kam qënë një baba që i ndërroja, i laja, i ushqeja dhe e kam pasur gjithmonë për kënaqësi.”

Po sot, çfarë marrëdhënie ka krijuar gazetari me fëmijët e tij? A është ai një baba i rreptë?

“Rolet janë ndarë shumë kohë më parë. Edhe për shkak të impenjimeve që unë kisha edhe për shkak të rrethanave, unë nuk e kam luksin të jem baba i rreptë me ta. Po jam shumë i sigurtë që rriten me një edukatë të fortë dhe nuk kanë nevojë për rreptësinë time, kështu që unë kam zgjedhur të kem rolin e babait që i përkëdhel dhe i plotësoj çdo dëshirë, përkundër rezistencës që mund të ketë nga pala tjetër” përfundon me buzëqeshje z.Balla.

Ndiqeni rrëfimin e tij në linkun e mëposhtëm (min 20:07):

Article Logic
Execution time: 0.0035910606384277