INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
DEDIKIMI që na emocionoi të gjithëve! Motra e Aurela Gaçes aktore teatri në New York, ajo i thotë këto fjalë zemre

DEDIKIMI që na emocionoi të gjithëve! Motra e Aurela Gaçes aktore teatri në New York, ajo i thotë këto fjalë zemre

Publikuar më: 21:30 29-01-2019

Aurelën e njohin të gjithë, por edhe e motra Blerta i ka numëruar disa arritje si këngëtare, megjithatë talenti i saj duket nuk është vetëm në një fushë: ajo ka eksperimentuar në disa drejtime, por në fund e ka gjetur atë që i përshtatet më shumë!

Pasi ka ndjekur studimet për aktrim, Blerta ka nisur punë si aktore teatri në New York, dhe është e kotë të thuhet sesa krenare ndihet familja për të, e sidomos Aurela, që shkroi për të motrën këtë mesazh prekës:

“Blerta, edhe njëherë motra nuk ishte në sallë të ndiqte nga afër një tjetër rol tëndin në teatër. Doja të isha jo thjesht për mbështetjen që jep familja, po për të ndjerë e prekur pasionin tënd më të madh, teatrin. Jam shumë krenare për ty motra ime… je e vetme mes New York-ut dhe lufta jote, këmbëngulja, puna jote, të përballuarit e jetës, jo të lehtë në emigrim, mua më bën të jem një motër krenare! Ishe shumë e vogël kur më tregoje se ëndrra jote ishte të aktroje në teatër dhe të shoh duke u bërë, unë gëzoj njësoj si të jem duke realizuar ëndrrat e mia. Të do motra shumë”, – ka shkruar Aurela.

aurela_gace_insta.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035719871520996