Ujësjellësi i Tiranës (UKT) ka njoftuar qytetarët se do të ketë ndërprerje të ujit për shkak të një defekti të rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në linjën e Bovillës.
Përmes një njoftimi, UKT sqaron se mungesë uji do të kenë zonat e qendrës së Tiranës, Yzberishtit dhe Astiri.
“Ujësjellës Kanalizime Tiranë njofton se në linjën e transmetimit të Bovillës gjatë mbrëmjes së sotme ka ndodhur një defekt i rëndë. Për pasojë është dëmtuar linja e transmetimit që shkon nga ujëmbledhësi i Bovillës deri në impiantin e Bovillës.
Defekti i ndodhur në linjën Dn 900, i cili shkakton mjaft humbje, do të ndihet edhe në furnizimin me ujë në qendër të qytetit si dhe në zonat e Yzberishtit dhe Astirit, të cilat tashmë furnizohen me ujë direkt nga Bovilla” thuhet në njoftimin e UKT-së.