Një defekt në nënstacionin e ujësjellësit në Bërxullë dhe në Laknas ka sjellë probleme shymë të mëdha në furnizimin me ujë në disa zona të kryeqytetit. Në një njoftim të shëprndarë për mediat, Ujësjellës Kanalizime Tiranë ka njoftuar edhe zonat që do të preken nga kufizimet e furnizimit me ujë për shkak të defektit. Sipas UKT do të ketë kufizime në Fushë-Mëzes, fshatrat Bërxull dhe Domje, Yzberisht, Kodër Kamëz. Kufizime do të ketë edhe në rrugën dytësore në autostradën Tiranë – Durrës.