INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Defektet e lindura tek djemtë. Mjekët: Shkaktarë llaku dhe boja e flokëve [Video]

Publikuar më: 18:07 06-03-2017

Përdorimi i bojërave, spay-t të flokëve dhe produkteve të tjera kimike tek nënat gjatë shatatëzënisë ndikojnë tek defektet e lindura të fëmijëve djem. Mjekët pediatër kanë sugjeruar se përdorimi  i produkteve  për të lyer flokët, mund të rrisë rrezikun e prekjes nga hypospadias gjenitale. Alarmi vjen pas një studimi i cili ka arritur në përfundimin se,  nënat që kishin përdorur produkte kozmetike të flokëve gjatë shtatëzënisë kishin gati dy herë më shumë gjasa që të lindinin një djalë me këtë problem shëndetësor. Ky është studimi i parë i cili demonstron një lidhje midis ekspozimit të nënës  ndaj kozmetikës së flokëve gjatë shtatëzënisë së hershme dhe incidencën e hypospadias. Sipas studimit, kimikatet në produkte prishin hormonet mashkullore duke ndërhyrë në zhvillimin e organeve gjenitale mashkullore, në tre muajt e parë të shtatëzënisë. Hypospadias prek rreth një në 250 njerëz, dhe shpesh shkatërron marrëdhëniet duke shkaktuar trauma fizike dhe emocionale gjatë gjithë jetës. Ajo është e lidhur me problemet e fertilitetit tek meshkujt. Rreth 1,500 operacione kryhen çdo vit në Angli për të korrigjuar hypospadias. Ekspertët thonë se incidenca është në rritje, dhe se numri i të prekurve në një brez është dyfishuar.

Article Logic
Execution time: 0.0036652088165283