Fjorentina ka postuar një status në profilin e saj në Instagram ku ka “hapur thesin” për lidhjen e saj me Olsin.
Ajo i drejtohet atij me fjalë të ashpra dhe tingëllon shumë e zhgënjyer nga sjellja e tij.
Ajo ka vendosur t’i shprehë të gjitha në postimin ku shkruhet:
“ Nuk e di nga t’ia nis... Më vijnë aq shumë gjëra në mendje që përplasen fort me njëra-tjetrën... Premtime të bëra që s’u mbajtën kurrë ... fjalë e vetëm fjalë në dukje të ëmbla, por në të vërtetë fjalë boshe që i mori era... Dhashë shumë nga vetja ime duke besuar në të gjitha ato ça më the, ju kundërvura të gjithëve vetëm për ty sepse besova tek ty ... Por çdo gjë ndryshoka ... Është jeta që na shtrëngon të ndryshojmë... Pak zhgënjimi dhe shumë falsiteti i njeriut që s’e prisja kurrë ... Kjo është jeta... Me kohën kupton shumë gjëra dhe mëson se ca njerëz arrijnë t’i mbajnë maskat aq bukur sa është shumë e vështirë t’i kuptosh... Por unë do vazhdoj me kokën lart dhe krenare dhe më e fortë se kurrë sepse shumë herë, gabimet dhe zhgënjimet të bëkan më të fort...”