Mbrëmja e spektaklit ‘Dance With me’ ka filluar ndryshe nga herët e tjera. Nje koment mbi dhunën në famije, ka prekur Fiorin e cila ka menduar se Roberti e kishte drejtpërdrejt me të. “Pas kërcimit të Xhenit e Benardit, Roberti iu drejtua kastit me fjalët: “Të gjithë këta hanë dajak nga burrat”, çka bëri që Fiori të nxehej e të kundërshtonte.
“Bashkëshorti im as nuk e çon nëpër mend të ngrejë dorën mbi mua. Mjer gruaja jote”, i tha Fiori.
Në këtë moment ndërhyri Mehdi Malkaj i cili iu drejtua Robertit: “Jep dorëheqjen”, ndërsa Roberti në replikën e tij i përmendi faktin që ai është në pension.
Është tragjike të vdesësh para pensionit, jo të dalësh në pension”, ja ktheu Mehdiu, por përgjigja e Robertit e nxehu edhe më shumë situatën. “Karagjoz”, i tha Roberti-Mehdiut.
Më pas ndërhyri edhe Valbona e cila e nxehur tha se e mbështet Robertin pasi ai ka të drejtë. “Kjo është një e vërtetë e dhimbshme. Meshkujt shqiptar në të shumtën e rasteve janë të dhunshëm. Fiori, Berti nuk t’u drejtua ty”, tha Valbona.
“Iu drejtua kastit, unë jam pjesë e kastit”, tha Fjori dhe la mikrofonin duke u çuar në këmbë e duke lënë spektaklin.
Aktori Mehdi Malkaj ka kërkuar dorëheqjen e Robert Aliaj për të dytën herë ndërkohë qe Roberti vazhdon me Fiorin: “Hiqjani mikrofonin sepse i duket akullore”. “Akulloren jepja gruas tënde!” – tha e acaruar Fiori duke ja hedhur mikrofonin Bertit.
Albi Nako: Tani më duket sikur kam ardhur te Fevziu dhe duhet të flas për baletin.
Pas disa minutash, situata u qetësua dhe Fiori Dardha u rikthye në skenë duke thënë se ndihej e ofenduar dhe nuk mund ta vazhdonte më spektaklin, ndërkohte Aliaj këmbënguli se nuk kishte bërë asnjë ofendim personal ndaj Fiorit dhe nuk do të kërkonte falje.
Fiori Dardha: Rugëtimin tim unë e mbyll këtu dhe ju uroj shumë suksese. Falenderoj të gjithë produksionin.
Robert Aliaj: Unë përgjithësoj dhe nëse dikush e merr personale… Unë nuk kam gabuar dhe nuk them më fal.